Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka deklaruar se në bazë të një hulumtimi që e kanë realizuar vetëm 38 përqind e popullatës në Kosovë e kanë pasur virusin COVID-19.
Në bazë të kësaj, ai tha se ende nuk është arritur imuniteti kolektiv.
“Rezultatet tregojnë se vetëm 38 përqind e popullatës e kanë kryer COVID-19. Akoma nuk është arritur imuniteti kolektiv”, tha ai në konferencën e sotme për medie, pas mbledhjes së qeverisë.