Qeveria ndan mbi 88 mijë euro për 50 infermierë që dhanë vaksina ndaj Covid-19

Qeveria e Kosovës ka aprovuar ndarjen buxhetore prej 88 mijë e 620 euro për 50 infermierë që janë angazhuar për dhënien e vaksinave ndaj Covid-19, raporton Ekonomia Online.

“Ndarja e 88 mijë e 620 euro për 50 infermierë për dhënien e vaksinave kërkesat e vazhdueshme për dhënien e vaksinave sidomos në komunën e Prishtinës propozoj që të aprovohet kjo ndarje buxhetore pasi janë në pritje”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Duke pas parasysh rëndësinë e procesit të vaksinimit sidomos në komunën e Prishtinës duke parë që edhe interesimi i qytetarëve është shumë i madh propozoj që të votohet ky propozim”.

Read Previous

AccuWeather publikon prognozën për vjeshtë, parashikojnë me çfarë temperatura do të përballet Kosova

Read Next

Hulumtimi: Vetëm 38% e popullatës në Kosovë e kanë kryer COVID-19