Haxhiu: Sa i përket menaxhimit të pandemisë në veçanti të vaksinimit është një dështim total i të gjitha qeverive

Të gjitha qeveritë që kanë udhëhequr me vendin përgjatë kohës së pandemisë kanë dështuar në menaxhimin e situatës, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu.

Madje, ai tha se janë premtuar 500 mijë vaksinime në muaj. Sipas tij, ministria e Shëndetësisë ka dështuar të realizojë planin e planifikuar për 64% të popullatës, duke shtuar se në muajin shtator Kosova mund të rrezikohet nga varianti Delta.

“Sa i përket menaxhimit të pandemisë në veçanti të vaksinimit është një total dështim i të gjitha qeverive. Qeveria aktuale as nuk është duke arritur t’i menaxhojë numrat e të vaksinuarve dhe ka mospërputhje totale sa i përket raportimeve nga MSh-ja. Janë premtuar 500 mijë vaksinime në muaj. Ministria e Shëndetësisë ka dështuar të realizojë planin që vet e ka planifikuar për 64%”.

“Vaksinimi ka ngecje. Nëse vazhdojnë me mbajt kontratën sekret ne nuk e dimë kur kanë për të ardhur dozat e reja të të vaksinave. Deri më tani shumica e dozave të pranuara të vaksinës janë nga donacione të ndryshme Covaks”.

“Mirëpo ne kemi ndarë një buxhet prej 40 milionë eurove për të blerë vaksina dhe MSH-ja vazhdon me mbajt sekret me çka lenë shumë dyshime për besueshmërinë e kësaj kontrate. Në konsultim me IKSHPK vendosja e masave duhet të konsultohet nga profesionistë shëndetësor e jo nga politika. Me dozën e dytë aktualisht janë më pak se 7% e qytetarëve të Kosovës të vaksinuar dhe nuk mund të konsiderohet mbrojtje apo rritje të imunitetit me anë të vaksinimit nëse nuk bëhet me të dyja dozat”.

“Duke diçka e paarritshme sepse në praktikë nuk po ndodh një gjë e tillë. Ky premtim do të duhej të ishte deri në muajin shtator që ne do të duhej që deri në këtë muaj të kemi deri në 70% të qytetarëve të vaksinuar për të krijuar një mbrojtje për fazën e vjeshtës sepse rrezikohemi nga varianti delta dhe ajo premtimi për fundvit edhe ashtu është i vonshëm dhe i parealizueshëm nga kjo Qeveri”, tha Haxhiu./EO/

Read Previous

Moti sot

Read Next

Tolaj: Mund të ketë rritje të numrit të infektuarve, por nuk e shoh të arsyeshme kërcënimin me mbyllje