Tolaj: Mund të ketë rritje të numrit të infektuarve, por nuk e shoh të arsyeshme kërcënimin me mbyllje

Infektologu Ilir Tolaj tha se në muajin shtator mund të ketë rritje të numrit të infektuarve, por nuk e she të arsyeshme as kërcënimin me mbyllje as deklaratat që mund të sjellin panik.

Sipas tij, përderisa do të ketë virus në qarkullim do të ketë edhe variante të reja, duke këkruar përjshpetim të procesit të vaksinimit, raporton EO.

“Është e mundur që do të ndikojë sepse është dendësi jashtëzakonisht e madhe e popullatës dhe do të ketë rritje të numrit me raste të reja, por nuk e besoj që do të përballemi me një valë të papërballueshme të kuptimit të valës së tretë. Në muajt shtator tetor mund të ketë ngritje por nuk e shoh të arsyeshme as kërcënimin me mbyllje as deklaratat që mund të sjellin panik”.

“Duhet të mobilizohen autoritet shëndetësore dhe ministria e Shëndetësisë që të vaksinojnë sa më shumë njerëz. Vaksinimi është e vetmja mbrojtje kundër infeksionit në veçanti ata që nuk e kanë kaluar infeksionin. Secila vaksinë që është në qarkullim është treguar që është shumë e sigurt edhe kundër varianteve të reja”.

“Përderisa do të ketë virus në qarkullim do të ketë edhe variante të reja. Mbylljet në përgjithësi nuk janë treguar efikase meqenëse mbyllja pas vetes mbart hapjen e domosdoshme e cila mund të rezultojë me një ngritje të papritur të numrit rasteve të reja”.

“Në vend të mbylljes dhe kërcënimeve duhet të mobilizohen të gjithë që të vaksinohet popullata dhe të promovohet vaksinimi si masa e vetme dhe më efikase për mbrojtje kundër secilës variant duke përfshirë edhe variantin Delta. Një përqindje e atyre që e kanë kaluar Covidin po përpallen me ankesa më të gjata se 3 muaj dhe mund të zgjasin edhe me vite ato ankesa. Nëse vaksinimi do të jetë më i përshpejtuar fundi i vitit do të na pret në normalitet të plotë”./EO/

Read Previous

Haxhiu: Sa i përket menaxhimit të pandemisë në veçanti të vaksinimit është një dështim total i të gjitha qeverive

Read Next

Pritje të gjata në kufirin në Merdare, reagon QKMT