35 mln Euro kokainë e përzier me qymyr, si u tentua të trafikohej sasia e madhe e drogës?

Kokainë e përzier me qymyr, me një vlerë potenciale në treg deri në 35 milion Euro është zbuluar në një operacion të përbashkët midis autoriteteve Irlandeze dhe Holandeze.

Droga u gjet në dy kontenier që vinin nga Amerika e Jugut, të cilët ndaluan në portin e Rotterdam, por hetuesit kanë deklaruar se ngarkesa do të përfundonte në Irlandë.

Falë skanerave dhe qenve të policisë u zbulua sasia e madhe, por raportohet se do të duhen ditë që autoritetet të arrijnë të ndajnë qymyrin nga lënda narkotike.

Hetuesit irlandezë punuan me bashkëpunëtorët e tyre holandezë në një operacion të përbashkët dhe thuhet se kontenierët kanë arritur javë më parë në portin e Rotterdam.

Po ashtu nga autoritetet vendase është deklaruar se lidhur me këtë operacion do të ketë arrestime./tvklan.al

Read Previous

Qytetarët të shqetësuar me pagesën shtesë për tiketën ngjitëse në makina

Read Next

Zbulohen varre masive në Përmet, dyshohet se janë të viktimave të komunizmit