Qytetarët të shqetësuar me pagesën shtesë për tiketën ngjitëse në makina

Përpos liderëve opozitar që e kundërshtuan këtë vendim edhe disa prej qytetarëve u shprehën se me tërë shpenzimet që ka mirëmbajtja e një makine, për ekonomitë e kosovarëve një pagesë e tillë është e paarsyetueshme.

Ka qytetarë të tjerë që mendojnë se ky vendim nuk është aq i dëmshëm, nëse sipas tyre këto të holla shkojnë në investime të tjera për qytetarët.

Marrëveshja për tiketën ngjitëse ishte paraparë të nënshkruhej që nga viti 2018. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës mos nënshkrimi i kësaj marrëveshje vjen me pasoja ligjore me ç’rast kompania përfituese e dërgon çështjen në Gjykatë. Po ashtu nga MI thonë se kjo marrëveshje do ta ndihmojë anëtarësimin e Kosovës  në kartonin e gjelbër.

Vlen të theksohet se në Kosovë ekzistojnë rreth 350 mijë automjete të cilat do të duhet të pajisen me tiketën ngjitëse nga 1 shtatori.

Read Previous

Milani zyrtarizon transferimin e Giroud

Read Next

35 mln Euro kokainë e përzier me qymyr, si u tentua të trafikohej sasia e madhe e drogës?