Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje të protestohet kundër vendimit të Qeverisë për taksën e 5 euro për automjetet e Kosovës.
Haradinaj ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka thënë se me këtë vendim përfitojnë vetëm bizneset private dhe individët që janë të lidhur me të.
Ramush Haradinaj për këtë çështje ka shkruar në Facebook:
Të dashur qytetarë,
Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja.
Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit.
Qytetarë të nderuar, PROTESTONI!
U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet!
Protestoni për të drejtat tuaja!