I helmuari në Deçan: Diçka ka ndodhur, ujin e njëjtë e kemi pirë prej katër vjetësh

Edhe banorët e fshatit Prilep të Deçanit ishin ndër ata që pësuan nga helmimi masiv.

Hysni Dabiqaj bashkë me pesë anëtarë tjerë të familjes kanë ndjerë simptomat e helmimit qysh nga dita e premte.

 “Mua simptomat më kanë kapluar të premten derisa familjarët tjerë të shtunën…Të gjithë i kemi pasur simptomat e njëjta. Dhembje barku, bark qitje, vjellje e tjera”, tha ai në “RTV Dukagjini”.

Dabiqaj thotë se njëra nga vajzat e tij është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Ai thotë se deri më tani ilaçet dhe ujin e kanë siguruar vet.

“Sot na kanë sjellë ujë të pijshëm”, tha ai.

Dabiqaj thotë se ujin nga ujësjellësi e kanë përdorur prej katër vitesh dhe nuk kanë pasur problem.

“Kanë rënë disa shira dhe uji ka ardhur i turbulluar nja dy ditë. Diçka ka ndodhur, pasi ne e kemi përdorur këtë ujë prej katër vitesh. E tash një katund të helmohet, është e çuditshme”, tha ndër të tjera Hysni Dabiqaj. /GazetaSinjali

Read Previous

Haradinaj bën thirrje të protestohet për taksat e automjeteve

Read Next

Si u krijua kënga e famshme “Pranvera në Prishtinë”