Arsyet shëndetësore pse ndodhin dhimbjet e pashpjegueshme të muskujve

Dhimbjet muskulare përjetohen herë pas here jo vetëm nga të rriturit por edhe fëmijët.

Në shumë raste, këto dhimbje nuk lënë arsye për shqetësim dhe mund të kurohen pa nevojën e një trajtimi mjekësor.

Megjithatë, në disa raste, dhimbjet muskulare mund të jenë simptomë e një sëmundjeje të fshehur.

Disa prej shkaktarëve më të zakonshëm të dhimbjeve muskulare janë:

Stresi
Stresi e bën më të vështirë punën e trupit për të luftuar sëmundjet.

Njerëzit që nuk janë mirë me shëndet ose janë të stresuar, përjetojnë dhimbje muskulare që tregojnë se trupi po përpiqet të luftojë një inflamacion ose infeksion.

Pamjaftueshmëria ushqimore

Njerëzit që nuk marrin ushqyesit e duhur vuajnë nga dhimbjet muskulare.

Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në funksionin e duhur të muskujve.

Ajo ndihmon me përthithjen e kalçiumit dhe mungesa e saj shkakton një ulje të ndjeshme të nivelit të kalçiumit që prek jo vetëm kokcat por edhe muskujt apo organet.

Dehidratimi

Sipas të dhënave të fundit dehidratimi shoqërohet me dhimbje muskulare por edhe vështirësi në frymëmarrje dhe tretje.

Read Previous

AstraZeneca detyrohet t’i jap BE-së 50 milionë vaksina deri në fund të shtatorit

Read Next

Manifestimi i poezisë mbarëkombëtare bën bashkë qindra krijues