Zyrtarja e Komunës së Gjakovës është kapur gjatë orarit të punës duke pirë cigare brenda hapësirave të objekti.
Për më tepër, zyrtarja e cila është Udhëheqëse e Zyrës së Gjendjes Civile ka konsumuar duhan në hapësirat e komunës ku kanë qasje të gjitha palët.
Në këtë video shihet se zyrtarja në fjalë nuk e “prishë tymin e duhanit”, përkundër faktit se në këtë mënyrë ajo është duke shkelur Ligjin për Kontrollin e Duhanit, me të cilin parashihen gjoba për të gjithë qytetarët që konsumojnë duhan brenda hapësirave të mbyllura publike.
Burimi: Gjakova Sot