Policia i gjobitë me nga 150 euro tri kompani të transportit të udhëtarëve

Policia e Kosovës i ka shqiptuar gjatë ditës së sotme tri gjoba për kompanitë që merren me transportin e udhëtarëve, për shkak të mosrespektimit të rregullave të trafikut.

Arsyeja e gjobitjes ka të bëjë me ndalimin e autobusëve jashtë vendndalimit, në mënyrë që të marrin udhëtarë.

Për këto, policia ka falënderuar edhe mediat për bashkëpunimin me publikimin e videove.

“Shoferët e autobusëve me veprimin e tyre të ndalimit në rrugë nacionale, po rrezikojnë jetën e udhëtarëve dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik”, thuhet në një njoftim./Telegrafi

Read Previous

Kampionati Evropian më i pasur në histori: 2 miliardë euro arkëtime nga UEFA

Read Next

Zyrtarja e Komunës së Gjakovës pi duhan gjatë orarit të punës, brenda objektit komunal