Burri i Presidentes Osmani e konfirmon se e udhëheqë Ambasadën në Shkup

Ka pasur raportime të shumt se bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, pas formimit të qeverisë së Albin Kurtit dhe shkarkimit të ambasadorëve politikë me dekret të presidentes, është duke udhëhequr me Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Mirëpo tani, vet Prindon Sadriu e konfirmon këtë.

Me largimin e Gjergj Dedajt nga kjo ambasadë, shef i misionit diplomatik të Kosovës në Maqedoni në cilësinë e të ngarkuarit me punë është bashkëshorti i Presidentes Osmani.

Përmes rrjetit social Twitter, Prindon Sadriu e konfirmon se po qëndron në këtë pozitë, derisa as Presidentja dhe as ai asnjëherë nuk janë përgjigjur për këtë vendim.

Image

Kujtojmë që Prindon Sadriu është diplomat i karrierës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai në pozitën e zëvendës-shefit të misionit të Kosovës në Maqedoni ishte emëruar në korrik të vitit 2019, i cili mbanë gradën e ministrit në shërbimin diplomatik të Kosovës.

Muajin e kaluar, me anë të dekreteve Osmani ka shkarkuar 12 ambasadorë të Kosovës nëpër botë me arsyetimin se janë të emëruar politikisht.

Read Previous

Kosova U21 ballafaqohet sot me Andoran në “Fadil Vokrri”

Read Next

Rrënohen objektet pa leje/ Aksioni nga Velipoja deri në Ksamil