Rrënohen objektet pa leje/ Aksioni nga Velipoja deri në Ksamil

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe policia e Shkodrës kanë mbërritur këtë të hënë në plazhin e Velipojës për të shembur objektet pa leje.=

Të evidentuara janë 15 objekte, pjesa më e madhe e tyre të ndërtuara gjatë fushatës elektorale, ku 2 prej tyre janë në pjesën e bregut ranor ndërsa pjesa tjetër në zonën e banuar të plazhit.

Për të vëzhguar nga afër aksionin, ishin të pranishëm edhe Zëvendës Ministri i Brendshëm, Besford Lamallari dhe drejtues të lartë të policisë së shtetit.

Në ditën e parë, teksa u shembën dy objekte pa leje, nuk pati reagime nga ana e pronarëve dhe familjareve, ndërsa aksioni pritet të vazhdojë deri në fund të javës.

Top Channel

Read Previous

Burri i Presidentes Osmani e konfirmon se e udhëheqë Ambasadën në Shkup

Read Next

Raporti i spitalit “Isa Grezda”