El Nino mund të sjellë temperatura rekord dhe mot ekstrem në vitin 2027
Seanca e ardhshme plenare do të mbahet të enjten në orën 10:00, ka njoftuar shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Në një deklarim për media, Nagavci ka njoftoi se pjesë e rendit të ditës do të jenë shqyrtimi i katër marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë nga fusha e drejtësisë si dhe interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, e iniciuar nga PDK.
Nagavci është pyetur edhe për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend dhe tha se janë duke e diskutuar këtë me partinë që inicoi.
“Ne jemi dëshmitarë se presidentja e ka kthyer projektligjin. Në lidhje me letrën e presidentes, ka praktika edhe për këtë çështje. Ne jemi duke diskutuar me PDK-në, si partia iniciuese, dhe e kemi bërë të qartë se nuk është mirë të krijojmë një situatë të re mes presidentes dhe Kuvendit. Sa u përket çështjeve përmbajtjesore, besoj se do të arrijmë një pajtueshmëri. Ne e kemi të qartë se tashmë ka një aktgjykim të Kushtetueses dhe ka edhe dy raste të tjera që e bëjnë të qartë se ligji nuk mund të amandamentohet”, tha ajo. /RTKlive