Një grua humb jetën pasi u godit nga autobusi në Prishtinë

Një këmbësore ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, aksidenti ka ndodhur më 6 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima, pas lëndimeve të marra, ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, shoferi i autobusit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është nën hetime. /RTKlive

Read Previous

Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë

Read Next

Bashkimi Evropian kërkon të jetë pjesë e marrëveshjes së paqes për luftën në Ukrainë