Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontrollit të një kamioni në pikën kufitare në Vërmicë.

Sipas Doganës, kamioni kishte përfunduar procedurat doganore përmes deklaratës së pararritjes, por ishte përzgjedhur për kontroll shtesë bazuar në parametrat e menaxhimit të riskut.

Gjatë kontrollit me skaner dhe matjes së peshës, janë evidentuar mospërputhje ndërmjet peshës së deklaruar dhe asaj reale, me një diferencë prej rreth 10 tonësh mallra të padeklaruara.

Vlera e këtyre mallrave, pa përfshirë detyrimet e importit, vlerësohet në rreth 154 mijë dollarë amerikanë.

Rasti është duke u trajtuar përmes procedurave përkatëse administrative, në përputhje me Kodin për Doganat dhe Akcizën. /RTKlive

Read Previous

Trajneri i ri i Fenerbahces e merr një vendim të rëndësishëm për Muriqin

Read Next

Një grua humb jetën pasi u godit nga autobusi në Prishtinë