Bashkimi Evropian kërkon të jetë pjesë e marrëveshjes së paqes për luftën në Ukrainë

BE pozicionohet: Një marrëveshje paqeje për luftën në Ukrainë do të kërkojë pjesëmarrjen e BE-së, sipas së ngarkuarës për politikën e jashtme, Kaja Kallas.

Sipas Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas marrëveshja e paqes për luftën në Ukrainë nuk mund të arrihet pa shtetet e Bashkimit Evropian. “Ne nuk mund të themi se si dhe kur Ukraina dhe Rusia do të lidhin një marrëveshje paqeje”, tha ajo pas një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve të rajonit të Baltikut në Varshavë. “Që çdo marrëveshje të mund të zbatohet, do të jetë e nevojshme pjesëmarrja e Bashkimit Evropian”, shtoi ajo.

Më herët, një zëdhënëse e Komisionit Evropian kishte theksuar se është “çështje e Bashkimit Evropian” të. Sipas saj, rruga drejt një marrëveshjeje paqeje është “ende e gjatë”.

Gjermania: bisedimet pa pjesëmarrjen e Evropës “nuk janë të dobishme”

Edhe qeveria gjermane ka deklaruar, se bisedimet pa pjesëmarrjen e Evropës “nuk janë të dobishme”. Kancelari federal Friedrich Merz (CDU) kishte zhvilluar një telefonatë me Donald Trump gjatë natës të së premtes. Pas zgjedhjeve të ndërmjetme, procesi i negociatave për t’i dhënë fund luftës agresore ruse po fiton dinamikë të re, dhe është krijuar edhe “një ndjenjë e re urgjente”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, pas bisedës telefonike gjatë natës mesFriedrich Merz dhe Donald Trump. Të dy udhëheqësit shkëmbyen mendime lidhur me kursin që duhet ndjekur në negociatat e ardhshme për Ukrainën.

Sipas Korneliusit, ekziston pajtim me administratën amerikane mbi katër parime themelore. Së pari, lufta në Ukrainë duhet të përfundojë dhe vetëm më pas të diskutohet për një rend të ri sigurie evropiane. Një marrëveshje mund të arrihet vetëm “në një kontekst të mbyllur”, pra vetëm atëherë kur “gjithçka të jetë rënë dakord”. Përveç kësaj, partnerët e NATO-s duhet të jenë të gjithë në një linjë dhe të japin pëlqimin e tyre nëpërmjet konsensusit, u tha.

Njoftimi i Trump për një marrëveshje “shumë të madhe” me Rusinë

Pas një takimi me një këshilltar të presidentit rus Vladimir Putin, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të enjten (sipas orës lokale) një marrëveshje “shumë të madhe” me Rusinë, e cila nuk do të kishte të bënte vetëm me Ukrainën, por ndoshta edhe me “gjithë Evropën”. “Të gjithë do të jenë të entuziazmuar”, shtoi ai.

Të martën dhe të mërkurën e javës së ardhshme, përfaqësues të Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së do të zhvillojnë bisedime trepalëshe në Abu Dhabi për një fund të mundshëm të luftës në Ukrainë. Ky është takimi i parë i këtij lloji që nga muaji shkurt. Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian nuk do të marrin pjesë në këto bisedime trepalëshe. /DW/

Read Previous

Një grua humb jetën pasi u godit nga autobusi në Prishtinë

Read Next

Shqipëria drejt BE-së, sa realist është afati 2027?