24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Arrestohet i dyshuari për grabitje, kërcënohet polici dhe sekuestrohet armë pa leje

Një person i dyshuar për grabitje është arrestuar në Gjakovë, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur para që dyshohet se burojnë nga vepra penale. Po ashtu, një person është dërguar në mbajtje pasi ka kanosur një zyrtar policor, ndërsa në Malishevë një roje e një firme private është kapur me armë zjarri dhe tetë fishekë.

Drejtoria Rajonale Gjakovë

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Nëna Terezë, Gjakovë  15.10.2026 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas pranimit të një tikete për kundërvajtje, ka kanosur zyrtarin policor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.   

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh.Terpezë, Malishevë 15.10.2026 – 01:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-roje në një firmë private, pasi që i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe 8 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.    

 

Raport shtesë :

GRABITJE  

Rr. Anton Çeta, Gjakovë  10.10.2026 – 15:10. Lidhur me rastin me 15.10.2026 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kruar veprën penal të lartcekur. Gjatë kontrollit, në shtëpinë tij, i janë gjetur dhe konfiskuar një shumë e parash që dyshohet të jenë para të grabitjes. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Read Previous

Shkova në Arabi për para, lojtarët nuk dilnin në stërvitje për ta falur namazin

Read Next

​Dita e Shën Nënë Terezës