Ka filluar përsëri imunizimi i qytetarëve me vaksina anti-covid në Qendrën e Mjekësis Familiare “Ereniku” e cila është shndërruar në qendër të vaksinimit . Deri sa në qytetet tjera procesi i vaksinimit vazhdonte, në Gjakovë një gjë e tillë filloi pas gati një jave, pasi që kishte mungesë të furnizimit me këto vaksina. Kryeinfermierja në këtë qendër, Makfirete Berisha tha se janë furnizuar me 180 doza te vaksinave .
Qytetarë të shumtë po e presin thirrjen nga Ministria e Shëndetsisëë pas aplikimit që ju duhet ta bëjnë përmes platëformes e-kosova.
Ndërsa qytetarët që kanë pranuar thirrjet nga qendra e vaksinimit po imunizohen me vaksina anti-covid.
Profesionistët shëndetësor apelojnë te personat e moshës mbi 65 vjet që të bëjnë aplikimin përmes platformes e-kosova dhe të presin thirrje, në të kundërten nuk mund të vaksinohen.