Katër të arrestuar për posedim narkotikësh në Ferizaj dhe në Vermicë
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 29 aksidente me të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale. Policia brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1815 gjoba trafiku.
Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 28 persona, 16 i ka dërguar në mbajtje. /RTKlive