“UÇK, UÇK” edhe në Lipjan, qytetarët kërkojnë drejtësi për çlirimtarët

Thirrjet “UÇK, UÇK” janë dëgjuar edhe në Lipjan, ku qytetarët janë mbledhur për të shprehur mbështetjen e tyre për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Rinor Murati, asamblist i LDK-së në Komunën e Lipjanit, i cili tha se qytetarët po e ngritin zërin për atë që e konsiderojnë një çështje të rëndësishme për vendin.

“Po e ngrejmë zërin tonë për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët tanë”, tha Murati.

Tubimi në Lipjan vjen në kuadër të protestave dhe aktiviteteve të qytetarëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, pas zhvillimeve të fundit në Dhomat e Specializuara në Hagë. /Klankosova.tv/

Read Previous

Vendimi i Hagës, Durmishi: Tronditës, duhet ofensivë diplomatike

Read Next

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi: Duhet t’i shmangemi protestës së dhunshme