Ish-ambasadori i Holandës: Ne e detyruam Thaçin t’ia vendoste lakun vetes, ndihem shumë keq për këtë
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka folur rreth protestave të qytetarëve të Kosovës që po kundërshtojnë vendimin dënues të Dhomave të Specializuara karshi liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në emisionin “Kosova Today”, Elezi tha se protestat janë vlerë e demokracisë, megjithatë ai bëri thirrje për shmangie ndaj protestave të dhunshme.
“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Republikës së Kosovës me seli në Hagë, sigurisht që ka krijuar një rrethanë të re, të natyrës edhe të sigurisë, për shkak se kemi një kundërshtim nga qytetarët, të cilët me të drejtë, në mënyrë legjitime protestojnë. Protesta është vlerë e demokracisë. Por duhet t’i shmangemi protestës së dhunshme”, u shpreh Elezi.
Ai shtoi se nuk ka aspak rrezikshmëri nga këto protesta, deri në këto momente. /Klankosova.tv/