Vendimi për krerët, Haradinaj: Sot u dogj lufta çlirimtare

Pas vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte, ka folur ish-ushtari Nasim Haradinaj.

Ai tha se sot u dogj shteti i Kosovës, pasi sipas tij, u dogj lufta çlirimtare.

“Përshtypja e parë është se Kosova u kall, e di që për shumicën ndoshta jo, se shumica s’kanë marrë pjesë as në luftë, por për ne u dogj lufta çlirimtare, në një mënyrë u mundua të përbaltosen dëshmorët , heronjtë dhe vet lufta. E dyta u kall Kosova sepse u dënuan në nivelin më të lartë. U dënua presidenti, kryeministri, kryeparlamentari, kryekomandanti, prandaj Kosova nuk ka se si të digjet ndryshe”, u shpreh Haradinaj. /Klankosova.tv/

Read Previous

16 nga 75 vite të jetës i kaloi në burg, Jakup Krasniqi vazhdon betejën për drejtësi

Read Next

Rama: Verdikti i padrejtë, por beteja nuk përfundon këtu