DASH: Shmangni retorikën nxitëse, punoni për një të ardhme paqësore
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka cilësuar verdiktin si “të padrejtë dhe të rëndë”, duke thënë se beteja për drejtësi dhe të vërtetën, sipas tij, vazhdon.
“Një verdikt mund të shënojë një moment të vështirë, por nuk e përfundon betejën për drejtësi. Ajo vazhdon institucionalisht, ligjërisht dhe me dinjitet”, ka shkruar Rama.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe me dinjitet, duke theksuar rëndësinë e respektit për sakrificën, historinë dhe atë që ai e quan të vërtetë.
Sot, më shumë se kurrë, na duhet të qëndrojmë bashkë. Ka momente që na sprovojnë si shoqëri, por pikërisht atëherë duhet të na bashkojë ajo që është më e madhe se secili prej nesh: respekti për sakrificën, për historinë tonë dhe për të vërtetën. Një verdikt mund të shënojë një moment të vështirë, por nuk e përfundon betejën për drejtësi. Ajo vazhdon institucionalisht, ligjërisht dhe me dinjitet. Sot qëndrojmë bashkë. Me dinjitet. Me unitet. Me vendosmëri”, shkroi Rama. /Klankosova.tv/