“Ora e Pritjes” nis edhe në Oslo, mërgata në mbështetje të çlirimtarëve

Mërgata shqiptare në Oslo të Norvegjisë ka nisur sot aktivitetin “Ora e Pritjes”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Aktiviteti zhvillohet deri më 16 shtator, kur pritet të shpallet verdikti në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli, i cili ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e mërgatës ndaj çlirimtarëve.

Tasholli ka thënë se në vende të ndryshme po vazhdon të dëgjohet zëri i shqiptarëve, të cilët kërkojnë drejtësi dhe kthimin e çlirimtarëve në atdhe.

“Ora e Pritjes” në Oslo është organizuar nga përfaqësues politikë, veprimtarë, aktivistë dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Norvegji.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kurti premton rritje pagash, dyfishim të shtesave për fëmijët dhe valutë digjitale

Read Next

Ministrit të VLEN s’i bëhet vonë për krerët e UÇK’së: Më 16 shtator s’duhet të gjykojë rruga, politika apo emocionet – do të flas gjykata