OpenAI po shqyrton “ngadalësimin” e zhvillimit të inteligjencës artificiale të avancuar
Lionel Messi vazhdon të shkëlqejë në MLS, duke shënuar golin e tij të 19-të në kampionat këtë sezon dhe të 928-tin në karrierë, por Inter Miami u ndal në barazim 2-2 ndaj liderit Nashville.
Nashville kaloi në epërsi në minutën e katërt me Sam Surridge, ndërsa Inter Miami barazoi në minutën e 19-të pas një autogoli të Reed Baker-Whiting.
Në minutën e 62-të, Messi realizoi me të majtën pas asistimit të Rodrigo De Paul, duke e përmbysur rezultatin në 2-1 dhe duke arritur në kuotën e 928 golave në karrierën e tij.
Megjithatë, Inter Miami nuk arriti ta ruante epërsinë. Surridge shënoi përsëri në minutën e parë të kohës shtesë, duke i siguruar Nashville një pikë.
Barazimi e mban Nashville në krye të Konferencës Lindore, ndërsa Inter Miami renditet i dyti, nëntë pikë pas liderit.