OpenAI po shqyrton “ngadalësimin” e zhvillimit të inteligjencës artificiale të avancuar
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët, duke iu referuar Kushtetutës dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Gruda tha se në rastin konkret Kuvendi nuk është konstituuar, pasi nuk është zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së.
Sipas tij, PDK-ja nuk ka hequr dorë nga e drejta për të propozuar nënkryetarin, por vetëm ka pezulluar përkohësisht ushtrimin e kësaj të drejte deri në sqarimin e rrethanave kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.
Ai kritikoi gjithashtu Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha, mosrespektimin e afateve kushtetuese dhe zhvillimin e seancave jashtë tyre.
Gruda paralajmëroi se PDK-ja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim dhe zgjidhje të situatës, ndërsa tha se partia e tij do ta respektojë vendimin e gjykatës.