Britania kundërshton Trumpin për bashkimin e Irlandës: “Nuk ka mbështetje të mjaftueshme për referendum”

Qeveria britanike ka kundërshtuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump në mbështetje të bashkimit të Irlandës, duke thënë se aktualisht nuk ka mbështetje të mjaftueshme në Irlandën e Veriut për një referendum.

Trump deklaroi se do të dëshironte të shihte një Irlandë të bashkuar dhe se një bashkim i tillë “mund të ndodhë edhe tani”.

Sipas Marrëveshjes së së Premtes së Madhe të vitit 1998, referendumi mund të thirret nëse duket e mundshme që shumica në Irlandën e Veriut do të votojë për largimin nga Mbretëria e Bashkuar dhe bashkimin me Irlandën.

/GazetaSinjali/

Read Previous

PDK tërhiqet nga seancat e Kuvendit: Çështjen do ta dërgojë në Kushtetuese

Read Next

Kujtim Shala zgjedhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës