Policia e Kosovës: 42 aksidente dhe 2526 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë
Policia ka arrestuar dy persona në Gjakovë, në dy raste të ndara, ku përveç veprave penale të dyshuara për lëndim të lehtë trupor dhe dhunë në familje, janë evidentuar edhe raste të armëmbajtjes pa leje.
Raporti i plotë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë:
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Normalja e Gjakovës, Gjakovë / 08.09.2026 – 17:50. Me 10.09.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e lartcekur kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë kishte pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar një boks hekuri si dëshmi që lidhet me rastin, dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Gjakovë/ 10.09.2026-18:40. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 me tre karikatorë, një pistoletë, 45 copë fishekë dhe një boks i hekurit. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /tvsyrivision/