“Ditari i një fotografi të luftës”, ekspozitë në Prishtinë në nderim të luftës së UÇK-së
Një i mitur është gjetur pa shenja jete sonte në fshatin Bellacerkë të Rahovecit.
Rastin e ka konfirmuar për mediumin tonë Sheremet Elezaj, zëdhënës për informim në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rreth orës 20:20, në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, në vendbanimin e tij është gjetur një i mitur i shtrirë, me plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, përderisa trupi i viktimës do të dërgohet në IML. Aktualisht, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, njësitë përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.