Policia publikon raportin 24 orësh, 46 aksidente e 2259 gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, gjobat e shqiptuara dhe personat e arrestuar.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Ndërkohë, janë regjistruar 20 aksidente me të lënduar dhe 26 aksidente me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave të komunikacionit, ku gjatë 24 orëve janë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 259 tiketa trafiku.

Sa u përket rasteve të arrestimeve, në këtë periudhë janë arrestuar 11 persona, ndërsa 8 persona janë dërguar në mbajtje.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, nuk është regjistruar asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit. /RTKlive

Read Previous

Pesë shtete të BE-së do të dërgojnë migrantët në qendra jashtë BE-së

Read Next

Katër persona raportohen të zhdukur brenda një dite në Kosovë