“Nuk është figurë unifikuese”, Hoti del kundër Sejdiut për president
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në 1 shtator pas sulmit me dron pranë Aeroportit Leipzig/Halle në Gjermani.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilëson incidentin si një akt agresioni ndaj Gjermanisë dhe sigurisë së Europës. Ai thekson se droni, i cili dyshohet se mbante eksplozivë, nuk përbën një situatë të paqartë. Rama shprehet se përgjegjësia lidhet me Rusinë dhe se kjo tashmë është bërë e qartë edhe nga Qeveria Gjermane.
Kryeministri shqiptar ka shprehur solidaritetin e plotë me kancelarin Friedrich Merz, qeverinë dhe popullin gjerman. Sipas tij, përgjigjja ndaj luftës hibride duhet të jetë e qartë dhe e vendosur, pa lënë hapësirë për hezitim.
Rama ka deklaruar gjithashtu se Shqipëria qëndron në krah të Gjermanisë, Ukrainës dhe të gjithë aleatëve të NATO-s. Ai e mbyll reagimin me mesazhin se aleatët janë më të fortë kur veprojnë të bashkuar përballë kërcënimeve ndaj sigurisë europiane.
Postimi i kryeministrit Edi Rama
Një dron që transporton lëndë shpërthyese drejt Aeroportit Leipzig/Halle nuk lë vend për paqartësi. Është një akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe kundër sigurisë së Europës, siç po e bën tashmë të qartë edhe vetë Qeveria gjermane.
Solidaritet i plotë me mikun tim Friedrich Merz, me Qeverinë gjermane dhe me popullin gjerman. Kancelari ka të drejtë që përgjigjet me qartësi dhe vendosmëri. Përballë luftës hibride nuk ka vend për hezitim.
Shqipëria qëndron e palëkundër përkrah Gjermanisë, Ukrainës dhe të gjithë aleatëve tanë të NATO-s. Jemi më të fortë kur veprojmë të bashkuar