Rekord i vdekjeve nga i nxehti në Gjermani

Rreth 15,800 persona kanë vdekur në Gjermani si pasojë e temperaturave të larta që nga fillimi i vitit, sipas Institutit Robert Koch (RKI), instituti gjerman i shëndetit publik.

Vitin 2018, i cili ishte gjithashtu jashtëzakonisht i nxehtë, ishin regjistruar rreth 9,000 vdekje të lidhura me temperaturat e larta.

Më shumë se gjysma e vdekjeve të këtij viti, rreth 9,600, lidhen me valën rekord të të nxehtit në fund të qershorit, kur temperaturat arritën pothuajse 42 gradë Celsius.

Sipas shërbimit klimatik të BE-së, Copernicus, qershori i vitit 2026 ishte qershori më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Evropën Perëndimore.

Rreth 4,000 vdekje të tjera iu atribuuan motit të nxehtë nga fundi i korrikut deri në mesin e gushtit. Kjo shifër pritet të rritet, pasi disa lande gjermane raportojnë të dhënat e vdekjeve me vonesë prej disa javësh.

Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve të vlerësuara këtë vit, rreth 11,900 persona ishin mbi 75 vjeç, raporton DW.

Read Previous

Deputetja e LVV-së e do Milaim Zekën në burg: Pse është ende i lirë ky njeri?

Read Next

Orari i javës së tretë në Superligën e Kosovës, vëmendja te derbi në Prishtinë