Szoboszlai: Do të luaj kudo që Liverpooli ka nevojë për mua

Mesfushori i Liverpoolit, Dominik Szoboszlai, ka shprehur gatishmërinë për të luajtur në çdo pozicion që do t`i kërkohet nga trajneri Andoni Iraola, pas humbjes 4:2 ndaj Leeds United në një ndeshje miqësore.

Reprezentuesi hungarez theksoi se pozicioni i tij i preferuar është mesfusha, por se është i gatshëm të përshtatet me nevojat e skuadrës.

“Sezonin e kaluar kam luajtur në shumë pozicione. Preferoj të luaj në mesfushë, por nëse trajneri më kërkon të luaj si mbrojtës i djathtë, do ta bëj edhe këtë”, u shpreh Szoboszlai.

25-vjeçari luajti në mesfushë në përballjen ndaj Leedsit në Çikago, ku Liverpooli nuk arriti ta ruante epërsinë prej dy golash dhe në fund u mposht me rezultat 4:2.

Szoboszlai ka dëshmuar vazhdimisht se është një futbollist shumë i gjithanshëm dhe pritet të mbetet një nga lojtarët kyç në planet e Andoni Iraolës për sezonin e ri në Premier League. /RTKLive

Read Previous

Pritje të gjata në dy pika kufitare

Read Next

Kusari: Mbi 53 mijë gra dhe vajza të reja janë përfshirë në tregun e punës