Kusari: Mbi 53 mijë gra dhe vajza të reja janë përfshirë në tregun e punës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen e fluksit në pikat e kalimit kufitar, ku disa pika raportojnë rritje të pritjeve dhe krijim të kolonave të automjeteve.
Sipas të dhënave më të fundit në orën 11:10, pritja më e gjatë për automjete është regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku koha e pritjes për hyrje arrin deri në 60 minuta, ndërsa kolona në këtë drejtim është rreth 600 metra.
Në pikën kufitare Muçibabë, hyrja e automjeteve shënon pritje deri në 60 minuta, me kolonë rreth 500 metra. Ndërkohë, në Kullë pritja për hyrje varion nga 5 deri në 10 minuta, me kolonë rreth 150 metra.
Në Han të Elezit, për hyrje dhe dalje të automjeteve raportohet pritje prej rreth 10 minutash, ndërsa kolonat arrijnë deri në 100 metra në të dy drejtimet.
Pikat e tjera kufitare paraqiten me fluks më të qetë, me pritje kryesisht nga 3 deri në 5 minuta dhe pa kolona të konsiderueshme.
Sa i përket qarkullimit të kamionëve, situata paraqitet stabile në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me pritje prej rreth 3 deri në 5 minuta dhe pa krijim kolonash. /Albanianpost.com