FBK cakton shpërblimet financiare për klubet për sezonin e ri

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka miratuar fondin e shpërblimeve për edicionin garues 2026/2027.

Në mbledhjen e fundit të Bordit të FBK-së është vendosur që fondi total i shpërblimeve për garat elitare të basketbollit kosovar të jetë 68 mijë euro, i ndarë në mënyrë të barabartë mes ProCredit Superligës së Kosovës dhe Superligës së Femrave.

Për ProCredit Superligën e Kosovës, fondi i shpërblimeve do të jetë 34 mijë euro, ku:

  • 24 mijë euro do të ndahen për kampionin, nënkampionin dhe dy gjysmëfinalistët e Play-off-it;
  • 10 mijë euro do t’i takojnë fituesit të Kupës së Kosovës.

I njëjti fond prej 34 mijë eurosh është përcaktuar edhe për Superligën e Femrave, ku:

  • 24 mijë euro do të shpërndahen për kampionen, nënkampionen dhe dy gjysmëfinalistet e Play-off-it;
  • 10 mijë euro do të marrë fituesja e Kupës së Kosovës.

Me këtë vendim, FBK ka përcaktuar skemën e shpërblimeve për klubet që do të garojnë në edicionin e ri, duke përfshirë si sukseset në kampionat ashtu edhe triumfin në Kupën e Kosovës. /AsistiOnline.com/


FBK vazhdon mandatin e Kurshumlisë dhe komesarëve të tjerë të garave

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur vazhdimin e mandateve të Komesarëve të Garave, si dhe të anëtarëve të Komisionit të Garave dhe Komisionit të Nominimit.

Sipas vendimit të Bordit të FBK-së, komesarët aktualë do të vazhdojnë punën e tyre edhe në edicionin e ri garues 2026/2027, duke ruajtur kështu strukturën aktuale të menaxhimit të garave.

Në mesin e personave që vazhdojnë mandatin është edhe Faton Kurshumlia, i cili do të vazhdojë të jetë Komesar i Garave të Superligës, së bashku me komesarët e tjerë.

Po ashtu, është vendosur vazhdimi i mandatit edhe për anëtarët e Komisionit të Garave dhe Komisionit të Nominimit, të cilët do të vazhdojnë angazhimin e tyre në organizimin dhe funksionimin e garave të basketbollit kosovar.

Vendimi është marrë në kuadër të mbledhjes së fundit të Bordit të FBK-së, ku janë diskutuar dhe miratuar një sërë çështjesh për përgatitjen e sezonit të ri garues 2026/2027. /AsistiOnline.com/

Read Previous

Interi nuk e llogarit më Asllanin, klubi tjetër i Serie A mendon për huazimin e tij

Read Next

KB “Vëllaznimi” mbetet në Superligën e Kosovës