Kino “Hyrije Hana” sjell premierën e “Spider-Man: Brand New Day” me koktej, ushqim dhe lojë shpërblyese

Kino “Hyrije Hana” ka përgatitur një program spektakolar nga 31 korriku deri më 3 gusht, me premierën e shumëpritur të filmit “Spider-Man: Brand New Day” si ngjarjen kryesore.

Orari i filmave | 31 korrik – 3 gusht

E premte, 31 korrik

  • 17:00 – The Odyssey
  • 20:00 – Spider-Man: Brand New DayPremierë

E shtunë, 1 gusht

  • 13:00 – Minions & Monsters
  • 15:00 – Moana
  • 17:00 – The Odyssey
  • 20:00 – Spider-Man: Brand New Day

E diel, 2 gusht

  • 13:00 – Moana
  • 16:00 – Minions & Monsters
  • 18:00 – Spider-Man: Brand New Day
  • 20:30 – The Odyssey

E hënë, 3 gusht

  • 13:00 – Tom & Jerry: Forbidden Compass
  • 16:00 – The Super Mario Galaxy Movie
  • 18:00 – Spider-Man: Brand New Day
  • 20:30 – The Odyssey

“Spider-Man: Brand New Day”

  • Zhanri: Aksion / Aventurë / Superhero
  • Kohëzgjatja: rreth 130 minuta
  • Mosha e rekomanduar: +16
  • Përmbajtja: Peter Parker rikthehet në një kapitull të ri të aventurave të tij si Spider-Man, me aksion spektakolar, humor dhe sfida të reja në qytetin e Nju Jorkut.
  • Pse ta shikoni? Me një nga premierat më të pritura të vitit për adhuruesit e Marvel, “Spider-Man: Brand New Day” sjell efekte vizuale të nivelit të lartë dhe një histori plot energji, duke e bërë një nga filmat që nuk duhet humbur këtë fundjavë.

Filmi do të shfaqet për herë të parë të premten, më 31 korrik, në ora 20:00, ndërsa do të ketë shfaqje edhe të shtunën në ora 20:00, të dielën në ora 18:00 dhe të hënën në ora 18:00.

Mbrëmja e premierës të premten do të jetë e veçantë, pasi programi nis me koktej dhe ushqim nga ora 19:00.

Por surprizat nuk përfundojnë këtu. Të gjithë ata që blejnë biletën do të mund të bëhen pjesë e lojës shpërblyese, me mundësi për të fituar:

  • 1x palë syze Meller, nga Qendra Diagnostike e Syrit Dr. Vjollca Gojani;
  • 1x set kozmetike për femra dhe 1x set kozmetike për meshkuj, nga Hoffman;
  • 3x bluza me Spider-Man, nga ZIP Creative.

Read Previous

​Xhaka i jep fund thashethemeve për të ardhmen e tij

Read Next

Kusari: Do të vazhdojë mbështetja për gratë ndërmarrëse