Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës ka bërë të shtunën ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Kroacia në Kosovë, i cili kërkohej me letër rreshtim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi me inicialet A.G. ishte arrestuar nga autoritetet kroate, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Policia thotë se i dyshuari i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi është realizuar më 25 korrik 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas Policisë, ekstradimi u realizua në bazë të ligjeve në fuqi dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Kroacisë. /RTKLive

Read Previous

Një praktikante në NATO arrestohet me dyshimin për spiunazh

Read Next

Lewis Hamilton: Mendoj për garën e radhës dhe jo për titullin