Policia e Kosovës: 89 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 35 aksidente me të lënduar dhe 54 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1968 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 16 persona, 7 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit. /RTKlive

Read Previous

Si është gjendja në pikat kufitare të Kosovës?

Read Next

Trump njofton tarifa të reja prej 50% për importet kanadeze