Policia e Kosovës: 89 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit për gjendjen në pikat e kalimit kufitar, të përditësuara në orën 09:21, sipas të cilave në shumicën e vendkalimeve qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të konsiderueshme.
Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Muçibabë, ku hyrja për automjete zgjat rreth 15 minuta, ndërsa është krijuar kolonë prej 500 metrash. Në dalje nga kjo pikë pritjet janë rreth 5 minuta.
Në pikën kufitare Vërmicë, qytetarët që dalin nga Kosova përballen me pritje prej 15 deri në 20 minutash, ndërsa në hyrje pritjet janë 10 deri në 15 minuta.
Në Dheun e Bardhë, hyrja zgjat rreth 10 minuta, me kolonë prej 30 metrash, ndërsa në dalje pritjet janë 3 deri në 5 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Jarinjën, Merdarën, Hanin e Elezit, Kullën, Glloboqicën, Mutivodën, Stançiqin, Qafën e Morinës dhe Qafën e Prushit, pritjet për automjete janë kryesisht nga 1 deri në 10 minuta, pa kolona të evidentuara.
Sa i përket qarkullimit të kamionëve, në të gjitha pikat kufitare pritjet janë 3 deri në 5 minuta, pa kolona në hyrje apo dalje. /RTKlive