“Liqeni i Shkodrës pjesë e UNESCO-s, thesar natyror me biodiversitet të jashtëzakonshëm”

Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit cilësohet si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit.

Në qershor të Liqeni i Shkodrës është shpallur Rezervë Ndërkufitare e Biosferës nga UNESCO, duke u përfshirë në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës.

Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga ky liqen, i cili është ndër më të pasurit në Evropë për biodiversitetin, me larmishmëri peshqish dhe shpendësh ujorë.

“Liqeni më i madh në Ballkan, pjesë e Rrjetit Botëror të Rezervave të Biosferës të UNESCO-s, është një thesar natyror me biodiversitet të jashtëzakonshëm, ku peizazhet magjepsëse dhe pasuria e florës e faunës e bëjnë një nga destinacionet më të veçanta të Shqipërisë”, shkruan Rama.

Fauna e liqenit është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh. Këto shpendë përbëjnë 87% të gjithë ornitofaunës të Shqipërisë.

Një perlë e kësaj pasurie është pa dyshim pelikani, zogu më i madh në Europë. Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra. Në skajin juglindor shtrihet qyteti i Shkodrës, nga i cili ka marrë edhe emrin. /ATSH/

Read Previous

Trump: Duam një tjetër Kupë Bote, por pa Kanadanë dhe Meksikën

Read Next

Rafineritë amerikane me fitime historike, asnjëherë nuk janë pasuruar kaq shumë sa tani