Fanella e Peles në finalen e Kupës së Botës 1958 shitet për një shifër marramendëse
Kosova ka rritur ndjeshëm importin e energjisë elektrike gjatë muajit maj 2026, ndërsa në të njëjtën kohë ka shënuar rënie të theksuar të prodhimit vendor nga termocentralet, tregojnë të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas raportit, importi i energjisë elektrike arriti në 422.31 GWh, duke shënuar rritje prej 41.29 për qind krahasuar me majin e vitit 2025.
Në të njëjtën periudhë, prodhimi bruto i energjisë nga termocentralet ra në 178.48 GWh, ose 45.40 për qind më pak se një vit më parë, raporton Gazeta10.

Ndërkohë, prodhimi i energjisë nga hidrocentralet u rrit me 51.38 për qind, duke arritur në 49.22 GWh, ndërsa prodhimi nga era dhe panelet solare shënoi rritje prej 8.25 për qind, në 39.30 GWh. Megjithatë, këto rritje nuk mjaftuan për të kompensuar rënien e prodhimit nga termocentralet.
ASK bën të ditur se konsumi i energjisë elektrike gjatë muajit maj arriti në 398.66 GWh, duke u rritur për 8.88 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa energjia elektrike bruto në dispozicion mbeti pothuajse në të njëjtin nivel, me një rënie të lehtë prej 0.41 për qind.
Raporti tregon gjithashtu se prodhimi i thëngjillit ra me 37.25 për qind, në rreth 301 mijë tonë, ndërsa eksporti i energjisë elektrike shënoi një rënie të lehtë prej 1.58 për qind, duke arritur në 205.27 GWh./express