Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës, në bashkëpunim me ATK-në dhe Inspektoratin e Punës, ka zhvilluar një aksion në 29 auto-parkingje në kuadër të hetimeve për shmangie nga tatimi. Po ashtu, një person është arrestuar për posedim të kokainës dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa një rast i mospërfilljes së urdhrit të gjykatës dhe një rast i personit të zhdukur mbeten nën hetime.
INCIDENTET KRIMINALE: SHMANGIE NGA TATIMI
Gjakovë 16.07.2026 – 09:30. Njësitë policore në bashkëpunim me agjencionet e tjera: ATK, Inspektorati i Punës, në koordinim me Prokurorinë Themelore, kanë kryer një aksion inspektimi në 29 auto parkingje me qëllim të parandalimit dhe hetimit të veprës penale ‘shmangie nga tatimi’. Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje për të cilat janë marrë agjencitë e tjera ligj-zbatuese, ndërsa policia do të vazhdojë procedurat ligjore rreth veprës ‘shmangie nga tatimi’.
MOSPËRFILLJE E GJYKATËS
Gjakovë 16.07.2026 – 19:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, duke mos respektuar urdhrin lëshuar nga gjykata, në vazhdimësi është duke e kërcënuar dhe i kishte kërkuar para babait të tij. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Rr. Bardhyl Çaushi, Gjakovë 16.07.2026 – 22:10. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë narkotike e llojit kokainë në peshë prej 0.88 gram. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
PERSON I ZHDUKUR
Lagja Dardani, Gjakovë 15.07.2026 – 10:30. Ankuesja ka njoftuar se bashkëshorti i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime.