Një format i ri, e njëjta freski. Ujë Rugove sjell shishen 0.33L
Për të katërtën ditë radhazi çmimi i naftës në Kosovë është rritur.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) të enjten, çmimi i naftës për sot do të jetë 1.47 euro për litër – tre centë më shtrenjtë seç ishte dje.
Ndërkohë, krahasuar me dje, çmimi i benzinës është i njëjtë. Benzina do të tregtohet 1.37 euro për litër.
Edhe çmimi i gazit nuk ka ndryshuar. Një litër do të tregtohet me 0.61 euro.
Çmimet e naftës kanë filluar sërish të rriten pas përshkallëzimit të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit./koha.net