Kryeministri holandez: Shpresoj që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane
Legjenda suedeze e futbollit, Zlatan Ibrahimovic, ka komentuar humbjen e rëndë 4-1 të Kombëtares së SHBA-së ndaj Belgjikës në fazën e 1/8 të finales së Kupës së Botës.
I ftuar në Fox Sports, ish-sulmuesi suedez vlerësoi paraqitjen e amerikanëve në turne, por theksoi se përballë tyre ishte një kundërshtar më i fortë.
“Reagimi im i parë është se ata luajtën ndaj një ekipi më të mirë. Në letër, Belgjika është më e fortë se SHBA-ja”, deklaroi Ibrahimovic.
Sipas tij, kjo ishte paraqitja më e dobët e amerikanëve në këtë Botëror, por duhet marrë parasysh edhe niveli i kundërshtarit.
“Ndeshja ishte më e keqja që SHBA-ja zhvilloi në turne, por ata u përballën gjithashtu me një kundërshtar të nivelit të lartë”, shtoi ai.
Ibrahimovic theksoi se ekipi amerikan duhet të jetë krenar për rrugëtimin e bërë, pavarësisht eliminimit të dhimbshëm.
“SHBA-ja duhet të jetë krenare. Ata kishin një moment të mirë në këtë turne dhe nuk zhgënjyen askënd në ndeshjet e tjera. Rezultati i sotëm nuk është i mirë, por në fund ata patën një paraqitje të mirë dhe dhanë maksimumin e mundshëm”, u shpreh suedezi.
Në fund, ish-ylli i Suedisë paralajmëroi se kjo humbje ishte një përballje me realitetin për amerikanët.
“Mund të kesh fat dhe të shkosh më larg, por mendoj se kjo ishte paksa një kontroll realiteti për SHBA-në”, përfundoi Ibrahimovic. /Telegrafi/
