Policia e Kosovës: 71 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 2229 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar asnjë aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 26 aksidente me të lënduar dhe 45 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2229 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 12 persona, 12 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit. /RTKlive

Read Previous

Raporti 24-orësh i Policisë për rajonin e Gjakovës

Read Next

Ronaldo: Triumfi në Euro 2016 kishte vlerën e një Kupe të Botës