Raporti 24-orësh i Policisë për rajonin e Gjakovës

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh për rajonin e Gjakovës, ku gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar dy raste. Njëri prej tyre ka të bëjë me një rast të cilësuar si “Vrasje në tentativë” në Rahovec, ndërsa në Gjakovë është konfiskuar një armë zjarri me municion.

Më poshtë gjeni raportin e plotë të Policisë:

VRASJE NË TENTATIVË

Rahovec, 05.07.2026 – 22:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit gjatë përleshjes, kanë therur me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit njeri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje.

MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PA AUTORIZUAR TË ARMËS

Fshati Lugbunar, Gjakovë, 06.07.2026 – 14:30. Raportohet se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe është konfiskuar një armë zjarri (pistoletë), një karikator dhe 36 fishekë. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

RASTET TJERA – NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar. /tvsyrivision/

Read Previous

Zelensky do të kërkojë nga NATO-ja sisteme të mbrojtjes ajrore pas sulmeve intensive ruse

Read Next

Policia e Kosovës: 71 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 2229 gjoba