Kompany reagon pas gafës së rëndë të Neuer ndaj Augsburg: Nuk është 20 vjeç…

Vincent Kompany i ka dalë në mbrojtje Manuel Neuer, pasi ky i fundit bëri një gafë të pafalshme pas vetëm 8 sekondash lojë, ku Augsburg kaloi në avantazh 1-0.

“Në fakt, po shikoja anën tjetër të fushës kur ndodhi (gabimi i Neuerit). E di se si është për një lojtar; gjëra të tilla ndodhin. Sikur të ishte një portier 20-vjeçar, atëherë si trajner do të kishe punë për të bërë me të. Por Manu është afërsisht në moshën time dhe ai di si ta menaxhojë situatë”, tha Kompany.

“Ne qëndrojmë gjithmonë të bashkuar si ekip. Ndeshja tashmë ka përfunduar dhe nuk mund ta ndryshojmë atë. Tani ka rëndësi vetëm ndeshja e radhës”, shtoi trajneri Belg.

I pyetur nëse Jonas Urbig mund ta nisë ndeshjen si titullar në portë kundër ekipit norvegjez Viking të martën në Champions League, Kompany u përgjigj: “Nuk do të them asgjë për këtë. Sapo kemi luajtur. Fokusimi ishte vetëm te Augsburgu. Do të shohim për ndeshjen e radhës”. /Telesport.al/

Read Previous

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi 2100 gjoba në trafik

Read Next

Havolli: Stigma do të ekzistojë për aq kohë sa nuk kemi psikologë në çdo institucion