Kino “Hyrije Hana” ka përgatitur një program të pasur me filma për të gjitha moshat gjatë fundjavës, nga 3 deri më 5 korrik. Këtë javë repertori nis me dy premiera: “Minions & Monsters”, një animacion plot humor për të gjithë familjen, dhe “The Death Of Robin Hood”, një interpretim modern i legjendës së famshme.
Orari i filmave (3–5 korrik)
E premte, 3 korrik
- 18:30 – Minions & Monsters (Premierë)
- 20:30 – The Death Of Robin Hood (Premierë)
E shtunë, 4 korrik
- 13:00 – Minions & Monsters
- 16:00 – Toy Story 5
- 18:00 – Obsession
- 20:00 – The Death Of Robin Hood
E diel, 5 korrik
- 13:00 – Toy Story 5
- 16:00 – Minions & Monsters
- 18:00 – The Death Of Robin Hood
- 20:00 – Obsession
Detaje për premierat
Minions & Monsters
- Shfaqjet: E premte, ora 18:30 | E shtunë, ora 13:00 | E diel, ora 16:00
- Zhanri: Animacion / Komedi familjare
- Kohëzgjatja: Rreth 95 minuta
- Mosha e rekomanduar: Të gjitha moshat
Përmbajtja: Minionët bashkojnë forcat me një grup monstrash të pazakontë në një aventurë të mbushur me humor, kaos dhe miqësi të papritura.
Pse ta shikoni? Një zgjedhje ideale për të gjithë familjen, me animacion cilësor, humor të këndshëm dhe një atmosferë plot argëtim.
The Death Of Robin Hood
- Shfaqjet: E premte, ora 20:30 | E shtunë, ora 20:00 | E diel, ora 18:00
- Zhanri: Aksion / Dramë / Aventurë
- Kohëzgjatja: Rreth 120 minuta
- Mosha e rekomanduar: +13
Përmbajtja: Një version modern dhe epik i legjendës së Robin Hood, që sjell skena aksioni, dramë dhe një qasje të re ndaj historisë së njohur.
Pse ta shikoni? Një premierë që kombinon efekte vizuale mbresëlënëse me një rrëfim të freskët të një prej legjendave më të njohura të kinemasë.
Korriku e gjen Kinon “Hyrije Hana” me super premiera
Muaji korrik ndez ekranin e madh në Kino “Hyrije Hana”, duke sjellë për publikun gjashtë histori të jashtëzakonshme që prekin çdo moshë dhe shije.
Përveç filmave “Minions & Monsters” dhe “The Death Of Robin Hood“, për të apasionuarit ndaj filmave te frikshëm, “Evil Dead Burn” sjell një luftë të përgjakshme për mbijetese kundër demonëve që pushtojnë një familje.
Magjia e animacionit vazhdon të pushtojë zemrat tona me rikthimin e filmit “Moana”, një udhëtim i ri frymëzues plot guxim dhe bukuri vizuale në mes të oqeanit.
Për adhuruesit e tregimeve epike, “The Odyssey” sjell në ekran udhëtimin legjendar të Odiseut, ku çdo hap drejt kthimit në shtëpi kthehet në një betejë të vërtetë mbijetese.
E në fund, për ata që kërkojnë adrenalinë të pastër, “Spider Man: Brand New Day” sjell aksionin më dinamik të sezonit, ku heroi i lagjes përballet me sfida të reja.