Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin maj, të cilat tregojnë strukturën e përfituesve dhe shpenzimeve sipas skemave sociale në vend.
Sipas të dhënave të publikuara më 22 qershor 2026, skema me numrin më të madh të përfituesve ka qenë ajo e shtesave për fëmijë, me gjithsej 405 mijë e 935 përfitues, për të cilët janë shpenzuar 14 milionë e 710 mijë e 855 euro.
Pas saj renditet skema e pensioneve bazike të moshës, me 166 mijë e 985 përfitues dhe një shumë prej 26 milionë e 895 mijë e 60 euro, duke mbetur ndër kategoritë me peshën më të madhe në shpenzimet sociale.
Numër të konsiderueshëm përfituesish kanë pasur edhe pensionet kontributpaguese të moshës, me 48,001 përfitues dhe shpenzime rreth 12 milionë euro, si dhe pensionet e veteranëve me 39,417 përfitues, ku janë shpenzuar rreth tetë milionë euro.
Në kategoritë e tjera përfshihen pensionet për persona me aftësi të kufizuara (21,532 përfitues / mbi 3.5 milionë euro), pensionet familjare (2,375 përfitues / 363 mijë e 300 euro), si dhe pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike (3,594 përfitues / mbi 1.4 milionë euro).
Në total, të dhënat e majit 2026 pasqyrojnë nivel të lartë të mbështetjes sociale në vend, me fokus kryesor te shtesat për fëmijë dhe pensionet bazike./koha.net